Juristi Kreshnik Spahiu gjatë një interviste për mediat deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit do të jetë e ulët.
Sipas tij, përqindja e bojkotit ditën e diel do të jetë rekord historik i 33 viteve.
“Zgjedhjet e 14 majit do të jenë më të bojkotuarat në historinë e Shqipërisë. Që nga viti 1990 do të kenë numrin më të ulët të pjesëmarrjes dhe nga ana tjetër mendoj që do të jetë përballja me diferencën më të thellë, nga viti 1991 ku ishin zgjedhjet e para pluraliste, mendoj që Partia Socialiste do të korrë fitoren më të thellë me një kundërshtar,” – u shpreh Spahiu.
Juristi komentoi se “ndeshja” e 14 majit është e shitur dhe fituesit do të jenë ata që aktualisht kanë pushtetin.
Diskutime rreth kësaj post