Shtëpia ka ambient dhe klimë të shkëlqyeshme për jetën e njerëzve dhe bimëve dhe vetë ngrohet dhe ftohet. Një shtëpizë e vogël në Australi është e veçantë.
Anija e tokës (siç e quajnë këtë shtëpisë) është ndërtesë vetëmbajtëse e cila shfrytëzon kombinimin modern të teknologjisë, teknikës super inteligjente e cila shfrytëzon dritën e diellit dhe shumë materiale të ricikluara nga të cilat është ndërtuar.
Këtë shtëpi vërtet mbresëlënëse prej 17 metra katrorësh e ka ndërtuar çifti Martin dhe Zoe, si shembull për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të ndërtojnë, duke përdorur materiale natyrore.
Kjo shtëpizë shfrytëzon energjinë solare, grumbullon ujin e shiut, e filtron dhe e shfrytëzon për përdorim të përditshëm.
Shtëpiza ka edhe gypa nëntokësorë nëpërmjet të cilëve është ndërtuar ftohja natyrore.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post