Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, në një intervistë televizive, e quan atin për kullën “Mali i Tiranës” si i stisur dhe nga sherri mes dy copave të PD-së, ku nënvizon se çdo procedurë është bërë në mënyrë transparente.
“Ka shumë njerëz që thonë pse nuk shpronësohet. Bashkia në fakt ka shpronësuar disa ndërtesa. Ka qenë 2 mln euro shpronësimi i shkollës Kosova, por një terren që është 20 mijë metra katrorë me kosto 1 mijë euro metra katrorë të truallit në ndërtim në qendër të Tiranës, sepse ka qenë për ndërtim që në kohën e famshme të Ajdin Sejdisë ka një kosto prej 20 milionë eurosh.
Është shumë kollaj të bësh lajm e të imitosh Mjaftin në vakt. Është mediokre. Është shumë e vështirë të marrësh vendime për të çmontuar një vendim.
Ajo zonë ishte dhënë për ndërtim dhe mirëmbajte nga bashkia deri sa të ndodhte.
Të thuash që zbuluan diçka në gusht është patetike. Në korrik u rikonfirmua PD e Vulës dhe nisi sherri me PD e Saliun, kokat hëngshin.
Ndodhi në mënyrë transparente dhe janë paguar 4 milionë euro taksë në Bashkinë e Tiranë
Ishte transparente konkursi, transparente leja”, shprehet Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post