Një nga dhjetëra banorët e evakuuar nga ndërtesa e 15-katëshe që u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në Milano është edhe këngëtari e tekstshkruesi Mahmood. Ky i fundit fitoi festivalin e Sanremos-s në vitin 2019, me këngën Soldi.
Sot ishte në shtëpinë e tij, në katin e nëntë të pallatit që u përfshi nga flakët. Ai është evakuuar bashkë me banorët e tjerë dhe fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar.
Zjarri ra pasditen e sotme dhe shkaqet nuk dihen ende. Në këtë godinë banonin 70 familje që tani mund të konsiderohen të pastreha.
Diskutime rreth kësaj post