Futbolli dhe gazetaria sportive në vend është në zi ditën e sotme, pas ndarjes nga jeta të gazetarit të njohur sportiv Vlashi Pambuku.
Lajmi bëhet i ditur nga profili zyrtar i klubit të futbollit “Tomori Berat” në facebook.
Vlashi Pambuku është një nga gazetarët sportiv më të vjetër në vend, ai e ka filluar karrierën e tij që në vitin 1949.
Përveç gazetarisë, Pambuku vlerësohej maksimalisht në botën e sportit edhe për arkivin e fotove që ai posedonte, me një volum prej më shumë se 10 mijë fotografish nga evenimente të ndryshme sportive.
Ndër të tjera ai njihet edhe si botues i një sërë librash për sportin dhe koleksionist.
Diskutime rreth kësaj post