Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura në kuadër të misionit të NATO-s ka humbur jetën efektivja Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur Komandanti i Kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ. Lajmi u bë i ditur në një deklaratë për mediat nga Shefi i Shtabit të FA, Gjeneral Bardhyl Kollçaku.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Rama.
Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj–
— Edi Rama (@ediramaal) May 6, 2019
Diskutime rreth kësaj post