Deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli, ka nderruar jete ne nje spital ne Itali ku ishte shtruar prej disa kohesh.
Ai u dergua me urgjencë jashtë vendit për arsye shëndetësore ne muajin mars. Kadeli ka qenë më herët i shtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, por u dergua jashtë vendit për një mjekim më të specializuar të sëmundjes së rëndë nga e cila vuante.
Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.
Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. Kjo e fundit e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike.
Mbas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkangjit Grupit Parlamentar të LSI-së. /
Diskutime rreth kësaj post