Gjykata e Apelit të Tiranës ka nisur shqyrtimi i dosjes për vdekjen e Dorjana Hakës, partneres së Alban Hoxhës, e cila ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi solli në jetë djalin e tyre.
Vdekja e 25-vjeçares tronditi mbarë opinionin public në vitin 2014, ndërsa familje akuzonte mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë gjatë operacionit. Nëna e Dorjana Hakës ka deklaruar sot se ka besim te organet e drejtësisë duke i bërë thirrje atyre të mos zvarritet më gjyqi.
“Shpresoj që gjyqi të mos zvarritet. Presim prej vitesh presim fjalën e drejtësisë”, tha nëna e saj.
Dy mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” janë të pandehur për vdekjen e ish bashkëshortes së Alban Hoxhës, e cila solli në jetë Bekimin e vogël, por humbi vetë jetën vetëm disa orë pas lindjes.
Diskutime rreth kësaj post