Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre për shkak të një banderole të shpalosur në shkallët e stadiumit nga tifozët rumunë. Në këtë banderolë shkruhet “Kosova është Serbi”, si dhe janë bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve nga tifozët rumunë.
Arbitri ndërpreu ndeshjen pas shfaqjes së kësaj banderole dhe rifilloi pas disa minutash.
Thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë në stadium ju është përgjigjur lojtari i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.
Ndeshja Rumani-Kosovë është e vlefshme për eliminatoret Euro 2024.
Diskutime rreth kësaj post