Një 51-vjeçare u arrestua pasi rrahu të dashurin e saj në mënyrë barbare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA, kur i dashuri i saj ndërpreu aktin seksual për të parë darkën që kishte lënë në zjarr.
Teresa Warren, 51 vjeç, u arrestua pasi policët morën një telefonatë për dhunë në familje.
Sipas Daily Mail, ajo tha për policinë se ajo dhe i dashuri i saj po pinin alkool dhe po bënin qejf kur ai e goditi papritur në fytyrë. Por i dashuri i saj kishte një tjetër version.
Ai tha se çifti po pinte alkool dhe po gatuanin.
Megjithatë, ata filluan të kryenin marrëdhënie seksuale kur ai u kujtua që po gatuante dhe shkoi të sigurohej që ushqimi mos të digjej.
Në atë moment Ëarren përplas një televizor në dysheme. Pasi i dashuri i saj e pyet ku qëndronte problemi, ajo filloi ta godiste atë me një grusht në fytyrë, kokë, bark dhë këmbë.
Ai arriti ta shtynte atë dhe i tha të largohej. Por Ëarren e ndoqi prapë për ta goditur dhe në atë moment i dashuri i saj e mbërthen me duar për ta ndaluar.
I dashuri i saj mbeti me njërin sy të enjtur dhe me plagë në bark.
Diskutime rreth kësaj post