Avokati Kreshnik Spahiu tha se ndërkombëtarët po ndjekin standarte të dyfishta me Shqipërinë.
“Ndërkombëtarët po ndjekin një standard të dyfishtë. Në Kosovë është ndaluar kandidimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Albin Kurtit, Fatmir Limajt etj. Eleminimi i peshqve të vegjël nga listat nuk realizon asgjë.
Nuk mund të ndiqet ky standard. Ndoshta duhet të vijë një avion me prokurorë të Hagës që të zbarkojë në Rinas. Spastrimi politik ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ndodhi në Mal të Zi, ka ndodhur në Sarajevë, në Zagreb. Duhet të ndodhë edhe këtu, nuk besoj se këtu ndërkombëtarët kanë falur këto të katërt”, tha Spahiu në Open.
Diskutime rreth kësaj post