Ambasadorët kryesorë të Perëndimit në vendin tonë, ai i SHBA, BE-së dhe OSBE-së, kanë zhvilluar sot një takim me partitë e vogla parlamentare.
Takimi ka pasur për qëllim që të bindë partitë të marrin pjesë në zgjedhje, pavarësisht vendimit të PD-së.
Sekretarja e Pergjithshme e PDIU-se, Mesila Doda eshte shprehur se gjate takimit ambasadori i OSBE-se, ka thene se mungesa e opozites ne zgjedhje do te jete vetem nje fjali ne raportin perfundimtar.
“Pata një debat me ambasadorin e OSBE-së gjatë takimit.
Ai tha se mospjesemarrja e opozites nuk eshte problem dhe se do te jete vetem nje fjali ne raport.
Pergjigja ime ishte se kinezerira te tilla jane te papranueshme”, u shpreh Doda.
Por tashmë situata është e qartë.
Ndërkombëtarët, duke parë që Lulzim Basha ka refuzuar deri më tani çdo ofertë dhe lëshim nga ana e mazhorancës, nuk e duan shtyrjen e zgjedhjeve, merr apo s’merr pjesë PD-ja.
Për ta, zgjedhjet e 18 qershorit janë legjitime dhe nuk ka asnjë arsye që partitë të mos marrin pjesë në zgjedhje.
Kjo u pohua një ditë më parë edhe nga ana e ambasadorit të SHBA, Donald Lu, që tha se shpreson që PD të hyjë në zgjedhje, por edhe nëse kjo gjë nuk ndodh, ai u shpreh se zgjedhjet janë legjitime.
Diskutime rreth kësaj post