Nga Saimir Blloku
E gjith faza përgatitore për dy zgjedhjet e ardhshme të presidentit, si dhe për ato parlamentare kanë vënë në lëvizje kampet poltike për të filluar ngrohjen e motorrëve.
Në fakt, tek ne kjo fillon sapo fitohen një palë zgjedhje, mendohet menjëhërë për ato të ardhëshmet.
Kuptohet, kjo është nga dëshira e betejave elektorale si dhe nga gjëndja e alertit, që preferohet të qëndrojnë militantët.
Një palë e ka vendosur strategjinë, çadra është shprehje opozitare, e po kështu një e drejtë të cilën e meritojnë ato që ndihen të tillë.
Fundja ajo është mbijetesë, pasi aty ahet, pihet, dëfrehet, etj, etj….
Duket që aty ka të lumtur derisa vazhdon të mbaj lart flamurin e qëndresës dhe të “demokracisë”.
Është për tu çuditur që kjo forcë politike nga promovuese e demokracisë, tejëmbushëse e shesheve të protestave dhe festimeve, është reduktuar në një çadër peligrinazhi “Vendi i mirë”.
Duket që kjo tkurrje i ngjan asaj yjore pas shpërthimit supernova e cila mundëson atë të krijimit të yjsive të tjera.
Kush e di, një “lider i ri “po behet gati për të shpëthyer aty brenda.
(Më falni për krahasimin…)
Më pas vjen “Likja e Mona e LSI” këto shkurtime emrash e inicialesh duken si fjalë magjike, tek ne kanë zëvëndësuar “abra kadabra”.
Aq e vërtetë është kjo, sa Iliri e mbajti fjalën se do të dobësohej.
Të kuq në sigël të bardhë në detaje.
“Ç’fare do më”?!
Pasion, paqe, dëshirë dhe ambicie. Pikërisht kjo i duhet një lideri të madh si ai që na
surprizon ç’do 4 vjet.
Për nga rëndësia e momentit, para disa ditësh, pash disa foto për ditëlindjen e zonjës së parë.
Monika e Ilirit e dehur nga admirimi i të rinjve që e rrethonin i jepnin asaj nurin për të qënë e denjë në krah të djatht të Ilirit e po ashtu LSI-së.
Madje më këtë u binda për fjalët që qarkullojnë për Monikën, “ajo të mbaron punë”.
Tashmë ka marrë statusin e legjendës urbane.
Në fund, por jo nga rëndësia vjen ai “Reformatori” Rama1, që fajin e kemi ne që se kuptojmë atë.
Kjo është fatkeqësia e artistëve që i vlersojnë gjithmon pas vdekjes.
Ku tani gjendet mes dy dashurive: atë pasionante me LSI dhe atë që i ka zënë derën, derisa ti gjejë “shkesën” e duhur.
E gjitha kjo është zgjedhja jonë, po bëhen gati të na kërkojnë nderet e fundit për këtë mandat.
Për to, 4 vjet janë pak për të mbajtur premtimet dhe në duhet të kemi durim të presim dhe ndonjë gënjeshtër të vogël.
Ç’do gjë ka nje çmim edhe “Demokracia jonë”.
Kjo e jona qëndron te e bukura e të bërit pazare.
Fundja kujt i prish pune?!
Diskutime rreth kësaj post