Tom Doshi është përfolur si një ndër njerëzit më të pasur në vend, por ja çfarë ka deklaruar ai për vitin 2018″>2018 në ILDKPKI.
Për vitin që lamë pas Doshi ka deklaruar një kontratë shitje pasurie në vlerën 15 mijë euro, ndërsa ka dhe një kontratë për kalim pronësie të nënshkruar në shtator në vlerën 842 mijë euro, raporton tirananews.al.
Gjithashtu ai ka nënshkruar edhe një kontratë sipërmarrjeje ndërtimi në vlerën 35 përqind për një sipërfaqe në bashkëpronësi e cila shkon në total tek 10 mijë m2.
Sipas deklarimeve, për vitin 2018″>2018 Tom Doshi ka fituar 2.1 mln lekë nga paga në Kuvend, ndërsa bashkëshortja e tij të ardhura neto nga paga dhe shpërblimi si administratore e Profarmës ka 21 mln lekë të rinj ose 210 mln lekë.
Të ardhurat e saj nga udhëtimet e dietat nga puna në këtë shoqëri janë 332 mijë lekë.
Të ardhurat nga dividenti i shëprndarë për vitin 2018″>2018 nga shoqëria ALDOSCH janë 21 mln lekë të rinj ose 210 mln lekë si dhe 29 mijë të tjera të ardhura nga dividenti i po kësaj shoqërie të shpërndarë në vitin 2018″>2018, për llogari të vitit 2017.
Të ardhura në familjen Doshi janë dhe ato nga qiraja e një objekti banimi në Australi në vlerën 28 mijë dollarë australianë.
Diskutime rreth kësaj post