Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar me kritika të ashpra për instilacionin që do të vendoset përpara Kryeministrisë dhe që ka një vlerë 4 mln euro.
Berisha u shpreh se në atë oborr ka pritur një nga njerëzit më të fuqishëm, Xhorxh W. Bush, duke shtuar se sot qeveria nuk di se çfarë po bën.
Po ashtu kreu i PD tha se ka qëndruar për tetë vite më një makinë ‘Benz’ të të ndjerit Marko Bello, ndërsa sipas tij sot qeveria i shpenzon paratë në mënyrë të frikshme dhe nuk mendon për mirëqenin e qytetarëve
“PD ka një përgjigje të fortë. Ne kemi bërë denoncim në mënyrë të fuqishme këto vite, por këto nuk mjaftojnë. Unë besoj se vetëm veprimi dhe një program i qartë i PD. Veprimi qytetar dhe programi janë rruga e ndalimit të varfërimit të frikshëm të shqiptarëve. Pak metra nga ne është një oborr i vogël në Kryeministri. Unë aty kam pritur Xhorxh W Bush. Në atë oborr Rama do të vendosë një instalacion druri 4 mln euro. Unë kam qëndruar 8 vite me një Benz të të ndjerit Marko Bello. Këto nuk ç’bëjnë. 4 mln euro instalacion druri. Ky është nga rastet sepse seria është shumë e madhe. Drejtësia nuk vepron. Vërsulet me tërbim kundër SPAK sepse është Olsi Rama i lidhur e skema të tmerrshme piramidale Call Center, është hetim kombëtar ai. Beteja që i bëhet i bëhet sepse ka rrezik që hetimi ndërkombëtar të përqendrohet tek Olsi Rama. Ka edhe të tjerë në atë lojë të pistë të plaçkitjeve të tmerrshme . Shteti nuk ekziston. Po veprim qytetar nuk ka zgjidhje.”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post