Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shtruar prej ditësh në gjendje të rëndë, më 23 prill, u nis drejt Gjermanisë për mjekim më të specializuar, ku edhe fatkeqësisht ndërroi jetë sot në moshën 56 vjeçare.
Ish-ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë Agrare, Agron Duka, është politikani i parë që ka reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të Ish-Presidentit, Bujar Nishani.
Mesazhi i Dukës:
“Sapo u njoftova me një lajm shumë të hidhur”.
“Ish-Presidenti i Republikës sė Shqipërisë, Bujar Nishani u nda nga kjo jetë. Një dhimbje shumë e madhe që nuk do të kemi më midis nesh burrin e mençur, kolegun, mikun tonë të respektuar Bujar Nishanin”.
“I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe shokëve”.
“Shpirti yt pushoftë në paqe”.
“Lamtumirë mik! Agroni”, ky ka qenë mesazhi i ngushëlimit nga Agron Duka.
Diskutime rreth kësaj post