Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit e humoristit shkodran, Mjeshtrit të Madh Paulin Preka.
Meta thotë se Shkodra humbi një personalitet i cili i dha popullit shqiptar disa rreze gëzimi mes izolimit në erresërië për dekada gjatë regjimit komunist. Për Metën, ikja e Prekës lë boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm në artin shqiptar.
Postimi i Metës:
“Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Paulin Preka lë pas një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar.
Shkodra humbi një personalitet, që simbolizonte humorin e saj brilant dhe shpotitës, ndërsa teatri dhe kinematografia një aktor me dimensione të mëdha, që me karakteret dhe rolet e dashura që luajti, i dha rreze gëzimi një populli të izoluar në errësirë për dekada.
I skalitur në memorien e publikut shqiptar, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar dhe gjithmonë i respektuar! Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve!
Të prehet në paqen e merituar!”-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post