Homazhet për ish-deputetin demokrat Gerti Bogdani, që u nda nga jeta mesditën e sotme nga arresti kardiak, do të mbahen paraditen e nesërme në sallën e seancave plenare në Kuvend.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, njofton Kuvendi.
Rreth orës 11-30, Bogdani është ndjerë keq teksa ishte duke qëndruar në barin e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Ish-deputeti është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Politika shprehu ngushëllime për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta.
Diskutime rreth kësaj post