Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryminstrit të Italisë Silvo Berlusconi.
Në një postim në facebook Meta, shkruan se ndjehet thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!
Postimi i plotë:
“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!
Duke vlerësuar lart kontributin e Tij të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, jam i bindur se do të kujtohet përherë me respekt.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe popullin italian për këtë humbje të madhe!”-shprehet Meta.
Diskutime rreth kësaj post