Policia Kufitare e Durrësit, ka vënë në pranga ditën e djeshme një shtetas turk, si dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për gruan e tij.
Mësohet se 39-vjeçari Muhammed Aydogmus si gruaja e tij 34-vjeçare me iniciale N.A. së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pasaporta , të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia thotë se materialet proceduriale për këtë ngjarje, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave ” dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Diskutime rreth kësaj post