Ish-deputeti Eduart Ndocaj është ndaluar nga policia e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa në njoftimin për mediat policia sqaron se ai është shoqëruar pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian një shume eurosh.
Mësohet se Ndocaj ishte shpallur në kërkim për këtë akuzë, ndërkohë burime të NOA.AL bëjnë me dije se ai ka qëndruar i ndaluar për disa minuta dhe është larguar më pas për t’u proceduar në gjendje të lirë.
Po ashtu, NOA.AL mëson se një italian ka kallëzuar se “kaubojsi”, kur ka qenë deputet, ka takuar një italian ne Milano dhe i ka premtuar që do ta ndihmojë për të fituar tenderin për shtrimin e tubave të TAP.
Për këtë gjë, sipas kallëzimit, ish-deputeti ka kërkuar 50 mijë euro, te cilat italiani thotë që ia ka dhënë 2x25mije euro. Por, duke qenë se nuk është bërë fare një tender i tillë, italiani ndihet i mashtruar dhe ka bërë kallezim.
Njoftimi i policisë:
“ Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga D.V.P Lezhë ndaj shtetasit E.N u referuan materialet në Prokurori dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal”.
Diskutime rreth kësaj post