Qeveria shqiptare, lajmëroi se pas orës 12 të natës gjatë sezonit turistik, muzika live do të ndalohet, por kjo nuk është mirëpritur nga bizneset në Korçë, të cilat në shumicën e kohës operojnë pas mesnate, për shkak të fluksit të turistëve.
Njëri nga drejtuesit e bizneseve në Pazarin e vjetër të Korçës, tregon se ky vendim do të sjell dëm për turizmin në Korçë.
“Varet si e sheh por sido që ta shohësh prapë duket diçka e zymtë, i bie mos ketë muzikë. Muzika mund të sjell shqetësim për disa njerëz por për disa të tjerë është terapi. Problemi qëndron me pjesën që do pas orës 12 dua të zgjedhin argëtimin, adrenalinën, mund të ketë raste që kanë takuar miqtë e tyre prej shumë vitesh dhe nuk kanë nevojë të flenë por ta gedhijnë”,– shprehet Saimir Poda, pronar biznesi.
Poda ironizon duke thënë se ky vendim të vetmen të mirë që sjell, është kursimi i energjisë elektrike.
“Dëme ekonomike do sjellë, kufizohesh në orar, diçka që të kufizon edhe në ambiente shtëpiake të jesh, po të kufizuan ose do flesh ose do mbyllesh biznesin. Mund të ketë e diçka tjetër të mirë që do kursesh dritat, do kursesh energjinë elektrike, por taksat prapë njësoj paguhen, gjithsesi taksat paguhen e nuk e justifikon atë kursimin e energjisë elektrike”,- thekson Poda.
I të njëjtit mendim, është edhe Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri.
“Ky ligj nuk është konsultuar me biznesin në radhë të parë, me grupet e interesit që do e zbatojnë këtë ligj dhe thashë dëmi që do sjellë. Dëmi është i konsiderueshëm sepse ka biznese qe e realizojnë këtë kusht sepse muzikën nuk e shpërndajnë por është brenda për brenda ambientit. Kjo duhet lejuar dhe rregulli i vendeve fqinje dhe BE ka shumë biznese që kanë muzikë por e përdorin e nuk shqetëson dikë e nuk e ndot ambientin”,- nënvizon Albert Nasto, kryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri.
Shumë biznese në qytetin e Korçës, janë të prekura nga fasha e re e muzikës, pasi mirëpresin me mijëra turistë vendas e të huaj, të cilët preferojnë të kalojnë natën me serenata dhe muzikë live, atë për të cilën njihet Korça.
Diskutime rreth kësaj post