Avokati Altin Goxhaj ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për orën policore dhe se sa i ligjshëm është ai vendim. Sipas tij ndalimi i lëvizjes nga ora 22:00-06:00 është i jashtëligjshëm, pasi diçka e tillë mund të bëhet vetëm në kushtet e “Gjendjes së Jashtëzakonshme” ose të “Fatkeqësisë Natyrore”.
Por, duke patur parasysh se asnjëra nga këto nuk është shpallur, automatikisht vendimi konsiderohet i jashtëligjshëm.
“Nuk ka shkelje dhe abuzim më të madh seç bëhet në Shqipëri me të “Drejtat e Njeriut” se në asnjë vend tjetër të Europës. Në Shqipëri nuk as ligj as të “Drejta të Njeriut” as Kushtetutë. E dini që e gjithë procedura e orës 10:00 është antiligjore dhe antikushtetuese e pambështetur në asnjë ligj. Është një VKM e nxjerrë nga kryeministri dhe s’ka asnjë vlerë ligjore. Kufizimi i lëvizjes së lirë të njerëzve bëhet vetëm kur shpallet “Gjendja e Jashtëzakonshme” ose gjendja e “Fatkeqësisë Natyrore”. Ne jemi në kushtet që ora 10:00 me 06:00, që thotë Rama mos dilni është e jashtëligjshme, por prapë policia të gjobit. Rasti i Kastriot Islamit është rasti më flagrant që demostron që ky shtet është kthyer në një bandë. Nëse polici të sheh dhe të identifikon dhe konstaton që ti je duke shkelur një akt administrative, gjëja e parë që bën është identifikimi. Por identifikimi mund të bëhet edhe me sy, në mungesë të syrit kur nuk je në gjendje ta identifikosh, mund t’i kërkosh kartën e identitetit. Është njësoj sikur t’i kërkosh Edi Ramës kartën e identitetit, kur ndërkohë atë e njohin të gjithë. E njëjta gjë dhe për Kastriot Islamin, i cili përveç 4 viteve të fundit, ka qenë deputet 30 vite në parlamentin shqiptar”, tha ai për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post