Gjykata Kushtetuese lë në fuqi moratorium e gjuetisë të shpallur verën e vitit që shkoi nga qeveria.
Gjykata u vu në lëvizje pas një kërkesë të Federatës Kombëtare Shqiptare për Gjueti e Konservim, dhe Shoqatës së Tregtarëve të Armëve dhe Materialeve të Gjahut.
Këto të fundit e konsideronin si të papajtueshëm me Kushtetutën ndalimin e gjuetisë. Pasi shqyrtoi padinë e Gjykatës Kushtetuese rrëzoi kërkesën e këtyre dy shoqatave për shfuqizimin e moratoriumit, arsyetimi do të publikohet pas zbardhjes së vendimit.
Ky është moratoriumi i dytë i gjuetisë nga qeveria Rama. Herën e parë u bë një ndalim i gjuetisë me dy vite nga 2014 deri ne 2016. Ai u përsërit duke u shtyrë edhe me 5 vite të tjera deri në qershor të 2021, duke u votuar në Parlament.
Sipas qeverisë, zgjatja e ndalimit të gjuetisë u bë pasi moratoriumi i parë dha efektet pozitive në rimëkëmbjen e popullatave të faunës së egër dhe rikthimin i një numri shpendësh shtegtarë.
Kjo ka ndikuar në pasurimin e biodiversitetit dhe ka kontribuar drejtpërdrejtë në turizëm dhe ekonominë lokale të komuniteteve, sepse është rritur numri i vizitorëve të huaj në zonat ligatinore.
Diskutime rreth kësaj post