Nëse për shqiptarët sot është një ditë feste, 105 vjetori i Pavarësisë, futbolli në vendin tonë merr një lajm të hidhur.
Sot është ndarë nga jeta një prej ikonave të ekipit të Dinamos, Ibrahim (Hume) Kodra. Klubi dinamovit dhe i gjithë futbolli në vendin tonë humbet një prej figurave të shquara, i cili shuhet në moshën 70-vjeçare.
Ibrahim Kodra luajti nga viti 1966 deri më 1977 për Dinamon, duke qenë një pikë kyçe për ekipin blu në repartin e mbrojtjes. Me numrin 4 mbi shpinë, Kodra fitoi mjaft trofe me Dinamon në karrierën e tij.
Diskutime rreth kësaj post