Ndahet nga jeta një nga kirurgët më të shquar shqiptarë.
Kirurgu i Spitalit Ushtarak në Tiranë, Arben Runa, humbi betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej dy vitesh.
Runa, baba i dy fëmijëve, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë gazetari Mero Baze.
Postimi i Mero Bazes:
“Sot ne mengjes Dr. Beni nuk u zgjua me, duke humbur nje beteje dyvjecare me semundjen e tij ne mushkeri. Mua do me mungoj nje nga miqte me te cmuar ne jete, nje mjek i talentuar, nje poet dhe rrefimtar i rralle dhe nje njeri i mencur qe diti ta bej sic donte jeten e tij.
Arben Runa u diplomua per kirurg traumatolog dhe sherbeu deri ne fund si kirurg prane Spitalit ushtarak. Ai kishte po ashtu plot pasione per letersine dhe eshte autor i disa cikleve te arrira poetike tregimeve dhe reportazheve botuar ne vitet 90.
Ada dhe dy femijet e tij shpresoj te gjejne force ta perballojne ndarjen ne te. Varrimi behet neser ne oren 10 ne Tufine”.
Diskutime rreth kësaj post