Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare, ish-zv/ministri i Brendshëm, Sokol Baraj. Baraj, përveç se ka qenë zv/ministër, ai ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitet e vështira 1997-1998. Mësohet se Baraj ka ndërruar jetë ditën e sotme, si pasojë e atakut në zemër.
Kush është Sokol Baraj:
Drejtor i Policisë së Shtetit – Koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë).
Ka punuar deri në vitin 1993 në SHIK, largohet për shkak të reformës, në 1997 zëvendësministër i Rendit e më pas drejtor i Përgjithshëm i policisë.
Më pas karriera e tij vazhdon si këshilltar i kryeministrave shqiptarë për probleme të rendit dhe sigurisë dhe sërish në Shërbimin Informativ.
Më pas, pedagog në Akademinë e Rendit dhe nga viti 2005 e nxjerrin në lirim.
Në vitet 1990-1991 ai ka qenë drejtues i Komisariatit të Kavajës.
Ndërsa ka luajtur edhe me skuadrën e Dinamos, si portier.
Diskutime rreth kësaj post