Historiani, filologu dhe përkthyesi i njohur shqiptar, Jorgji Qirjako është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 70-vjeçare në Londër. Lajmi është bërë me dije nga miqtë në rrjetet sociale.
Ai ka përkthyer rreth 70 vepra, ndërsa në shkurt të këtij viti u dekorua me titullin ”Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Ilir Meta.
Qirjako ka shërbyer si Drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Kolonjë si dhe Muzeut në qytetin juglindor dhe së fundmi zv/drejtor i Institutit të Marrëdhënieve ndërkombëtare. /abcnews
Diskutime rreth kësaj post