“Foltore të dëshpërimit dhe të dominuar nga Sali Berisha”, e ka cilësuar analisti Mentor Nazarkon lëvizjen e liderit historik të demokratëve, pasi Lulzim Basha e përjashtoi më 9 shtator nga grupi parlamentar i PD.
I ftuar në “Log.” Nazarko theksoi ndër të tjera se Berisha nuk është sot në të njëjtat kushte në vitin 2005, kur rrëzoi qeverisje e majtë dhe solli të djathtët në pushtet.
“E vërteta është që Berisha në 2004-2005 ishte dikush që rishpiku veten dhe hapi firzamonikën e figurave. Përfshiu të rinjtë, kopi ishte gjetje e mrekullueshme. Por ajo që duket sot është që nuk kemi shenja të tilla. Kemi një foltore me gjithë përpjekjen që ta veshim, është shfaqej individuale e një njeriu, një shufër magnetike që riorienton thërrmijat që janë metalike. Është një foltore e dominuar nga personaliteti i tij. Ajo është një foltore e dëshpërimit edhe për shkak të paaftësisë së Bashës. Do të thotë ai e dominon me personalitetin e vet. Nuk është tryezë e rrumbullakët, flet vetëm ai. Nuk është një tryezë debati. Është një tryezë e dominuar nga zëra të bazës, por kjo është e para që ne po shikojmë rikthimin e tij. Nuk kemi përpjekje që Berisha të tregojë se përfaqëson interes amë të gjera se grupi i tij”, deklaroi ai.
Por, a e sjell Sali Berisha Partinë Demokratike. Analisti thotë se e dyshon një gjë të tillë dhe tregon tre arsye, sipas tij të forta.
“Unë dyshoj. Disa nga elementët që ka demonstruar, e para frikëson pjesën gri, mobilizon të majtën, ka kundërshtinë e ndërkombëtarëve. Tre arsye të forta”, tha analisti.
Megjithatë, Nazarko thotë se propabiliteti është gjithashtu i ulët që PD të vijë në pushtet nga Lulzim Basha. Analisti preferon një figurë të re.
“Probabilitet të ulët ka edhe Basha. Unë do të preferoja një të tretë. Balliun p.sh do të preferojë që sigurisht nëse do të tregonte distancën nga Berisha që nuk po e bën. Kur zihen dy vetë fiton një i tretë. Një figurë e re që nuk përfaqëson këta të dy mundet ta vendosë në krizë qeverisjen socialiste”, deklaroi Nazarko.
Diskutime rreth kësaj post