Analisti Mentor Nazarko ka komentuar fushatën elektorale duke zbuluar nëse fitoi Edi Rama apo Lulzim Basha. Nazarko thotë se Rama u fokusua tek vaksinat e tërmeti duke ofruar imazhin e një Shqipërie të re. Sipas analisti, bazuar në sondazhe, fushata më e mirë ishte e Bashës pasi kishte rritje në përqindjen e popullaritetit.
Deklarata e Nazarkos:
“Nëse i referohemi indikatorit sasior për efektivitetin e fushatës, ato do të mund të ishin sondazhet e kryera qoftë në fillim qoftë në fund të saj. Kjo do të thotë se të gjithë sondazhet tregojnë se PD ka pasur një rritje në përqindjen e popullaritetit të saj, cka do të thotë se ishte një fushatë më e mirë e Bashës. Në kuptimin e komunikimit të qetë, paqësor, me rininë me grupe të ndryshme, një kapërcim nga stili i vjetër komunikativ, një dalje nga modeli i Bashës jonatyral që merrte pjesë në protesta që tentonin të shpërthenin dyert e kryeministrisë, parlamentit, një Bashë që i ngjante Berishës por ishte artificial në këtë kostum. Rama ndërtoi një narrativë të fokusuar tek vaksinat, tërmeti, ofroi imazhin e një Shqipërie të re për shkak të projekteve të mëdha infrastrukturore që e presin në Durrës, Vlorë e Skavicë”, u shpreh Nazarko për Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post