Analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai foli për qeverinë e re “Rama 3” dhe emra e rinj apo të rikonfirmuar në postet që kishin. Për Nazarkon disa prej emrave në qeverinë e re janë konfirmuar dhe nga SHBA-të.
Komenti i Nazarkos:
“Supozoj që një pjesë e mirë e emrave janë emra që kanë marrë gjithashtu dhe konsensusin e zyrave të rëndësishme të vendimmarrjes, siç thonë në Kosovë që janë SHBA-të, për ministri të caktuara, e Jashtmja, e Mbrojtjes, e Drejtësisë. Mendoj që përgjithësisht është marrë një lloj miratimi i tillë. Kështu shpjegohet dhe vendosja në krye të drejtësisë e zotit Manja. Manja identifikohet me reformën në drejtësi, ndryshimet ligjore, kushtetuese që janë zhvilluar në parlament. Në një farë mënyre ishte shpërblim për atë rol. Rama u përpoq të riintegronte dhe figura që ishin disidentë, po them Ditmir Bushatin. T’i riintegronte në parti duke i dhënë një bonus ngushëllimi figura të tilla si Majko që nuk janë më deputetë. U kujdes që të ruante kompaktësinë brenda partisë me figura besnike, d.m.th jo të rivalëve, duke treguar që jetëgjatësia e tij në pushtet është e garantuar dhe nuk fshihet ndonjë pasardhës”, deklaroi Nazarko.
Diskutime rreth kësaj post