National Geographic: Lugina e Valbonës, një prej 9 mrekullive që duhet ta vizitoni
TIRANË, 12 Tetor / ATSH / – E famshmja “National Geographic”, rekomandon si një prej 9 vendeve më të mira në botë për turizmin e aventurës Luginën e Valbonës.
Pasi i bënë një përshkrim të gjeografisë së vendshtrirjes së luginës, me pyjet e dendur, ujrat dhe ujëvarët e kaltër,lëndinat me gjelbërimin e tyre në stinën e verës dhe të zbardhura në dimër, përqendrohet te lartësia e maleve përreth.
Ata përshkruhen si gjigantë e tepër të thepisur që të japin mundësinë për aplikimin e sporteve të alpinizmit dhe aventurës në ngjitjen e tyre. Revista përmend se ky është një Park Kombëtarë dhe vlerësohet si i tillë me kujdesin që tregohet.
Një turist aty mund të gjej gjithçka, që nga natyra e virgjër, e ruajtur, peizazhin, mund të ushtroj sported e ujit deri te aventurat alpine.
Një vend të veçantë në shkrim zë mikëpritja gastronomia vendase. E veçuar si tradicionale ajo është bio dhe tepër e ushqyeshme thuhet në shkrim.
E radhitur ndër 10 destinacionet më të vlerësuara në botë për turizëm, lugina e Valbonës duhet ruajtur dhe investuar për të ardhmen e natyrës shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post