Avokati Spartak Ngjela, ka ikur nga studio e emisionit “Now” teksa po flitej për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.
Ai tha se ky i fundit ka humbur të drejtën e ankimimit në Gjykatë, por kjo gjë është kundërshtuar nga ish-deputeti Klevis Balliu.
Pas debatit me këtë të fundit, avokati është ngritur nga karrigia dhe është larguar nga studio.
Pjesë nga debati:
Ngjela: Saliu ka humbur të drejtën e ankimit
Balliu: Ku e di ti?
Ngjela: E njoh ligjin amerikan. Unë nuk kam ardhur këtu për broçkulla. Opozita është ‘Non Grata” Blinken tha se SPAK drejtohet nga ne.
Balliu: Kur e tha?
Ngjela ngrihet nga karrigia: Vazhdoni zotëri, më e thirrur me “Non Grata” nuk kam punë. Natën e mirë.
Diskutime rreth kësaj post