Natë e vështirë parashikohet në ishullin Rodos të Greqisë, pasi zjarrfikësit prej orësh të tërat po luftojnë me flakët, por pa sukses.
Pushuesit në disa zona janë evakuuar, ndërkohë që pjesa më e madhe e ishullit ka probleme me energjinë elektrike prej disa orësh. Përpjekjet për të rregulluar linjat e tensionit të lartë po kryen nga ekipet në terren.
Zjarrfikësit po qëndrojnë në gatishmëri që nga momenti kur shpërthyen flakët, megjithatë me largimin e temperaturave të larta në orët e mbrëmjes, “armik” edhe më i madh është era e fortë.
Deri në orët e pasdites katër avionë dhe helikopterë operuan nga ajri për shuarjen e flakëve.
Tani në zonë kanë mbetur vetëm forcat tokësore, konkretisht 67 forca zjarrfikëse, me 3 grupe njësish këmbësorie dhe 20 automjete të posaçme.
Nga ana tjetër 12 kamionë zjarrfikës dhe cisterna uji po dërgohen nga porti i Pireut drejt Rodosit për të asistuar në fikjen e zjarrit./abcnews
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post