NASA zbulon Superball Bot
NASA nisi eksperimentet me Superball Bot, një robot krejtësisht i veçantë sa i përket pamjes, i cili mund të shërbejë për uljen në planetet e tjera në ta ardhmen.
Bëhet fjalë për një koncept të ri të “Inovative Advanced Concepts”, një program mbi të cilin agjencia amerikane e hapësirë po investon prej vitesh.
SuperBall Bot është një strukturë gjeometrike e komplikuar, por që i siguron elasticitet të madh dhe rezistencë ndaj përplasjeve të forta. Pikërisht kjo e fundit është menduar në rastet e uljeve në planete të tjera.
NASA thotë se SuperBall Bot mund të jetë embrioni i një teknologjie që do të revolucionarizojë mënyrën e mendimitdhe të ndërtimit prej shkencëtarëve dhe inxhinierëve të hapësirës.
Diskutime rreth kësaj post