Mund të duket si një ëndërr e largët, por së shpejti Shqipëria mund të ketë edhe një observator për studimin e hapësirës.
Ky lajm është bërë i ditur ditën e sotme nga astrologu austriak Robert Rrahman.
Në një intervistë për “Tema Tv”, ai ka bërë të ditur se ka marrë mbështetjen e Ambasadës Italiane për ta financuar projektin.
Profesori austriak udhëtoi në pjesën më të madhe të universiteteve në Shqipëri dhe Kosovë për të nxitur bashkëpunimin me universitetet austriake të cilat kanë në plan të implementojë projektin në vendin tonë.
Rrahman tha se Shqipëria të ofron shikueshmëri dhe mundësi të mira për studimin e yjeve.
Ndërtimi i këtij observatori do të bëhet i mundur nëpërmjet bashkëpunimit me qendrën “SOL”. Drejtori i kësaj qendre, Gëzim Begolli, i cili ka marrë përsipër koordinimin, tregon disa nga detajet e projektit dhe prespektivën që kanë studimet hapsinore në Shqipëri.
Ai shprehet se:
Është e rëndësishme që kjo fushë jo shumë e njohur, të eksplorohet edhe në vendin tonë. Personalisht e shoh si një prespektivë të hapur pasi rrit cilesinë e mësimdhënies në këtë fushë nëpërmjet rritjes së kualifikimit të profesorëve si dhe krijoni mundësi për studentët tanë të bëjnë master dhe doktoratura në Austri. Natyrisht, trupa pedagogjike nëse ka vullnetin e duhur do të ketë goxha mundësi të mira”.
Diskutime rreth kësaj post