NASA kohët e fundit ka njoftuar se ka në plan të kryejë disa teste të një pilule e cila kthen mbrapsht plakjen, pilulë kjo që do t’iu jepej astronautëve për udhëtime në Mars.
Testimet e para të kësaj pilule do të fillojnë brenda gjashtë muajve dhe pilula tashmë është përdorur në minj dhe thuhet se ka efekte të mira.
Shkencëtarët thonë se pilula riparon ADN-në, për ta rikthyer njeriun mbrapa në moshë, transmeton Gazeta Express.
Qëllimi kryesor për këtë pilulë është që të mbrohen astronautët nga rrezet e dëmshme UV në hapësirë.
Udhëheqësi i studimit, Profesori David Sinclair dhe kolegu i tij Dr. Lindsay Wu ishin fituesit e garës “iTech” të NASA-së dhjetorin e kaluar.
“Ne kemi një zgjidhje për një problem biologjik”, tha Dr. Wu. Eksperimentet në minj, nga një ekip në Universitetin ‘New South Wales’, sugjerojnë se një trajtim i tillë është i mundshëm përmes kësaj pilule të re.
Diskutime rreth kësaj post