Kreu i PDK-së Nard Ndoka u shpreh se opozita joparlamentare njeh Lulzim Bashën si kryeministër të ardhshëm.
“Ne njohim kryeministrin e ardhshëm që është zoti Basha. Lista nuk është e mbyllur asnjëherë. Ne po futemi në një garë politike. Çdo parti operon me departamentin e vet.
Kemi një lloj vëmendje te personazhet që dalin e flasin për ekonominë, mbrojtjen.
Edhe vetë zoti Basha po i analizon të gjithë potencialet që ka, eksponentët, kontributet që vijnë nga aleatët. Ne kemi arritur të formalizojmë kryeministrin e ardhshëm”, u shpreh ai në emisionin “Top Talk”.
Diskutime rreth kësaj post