Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka u shpreh se nëse opozita do të dilte e bashkuar, si e tërë, jo me dy grupime, Basha do të ishte kryeministri i vendit, sepse kështu u humbën 10 mandate.
Deklarata e Ndokës:
“Nëse opozita do të dilte e bashkuar, si e tërë, jo me dy grupime, Basha do të ishte kryeministri i vendit. Askush nuk del të thotë pse ndodhi kjo gjë. As LSI dhe as PD nuk kanë dhënë një shpjegim për këtë gabim trashanik. Ne patëm sondazhet dhe historinë më parë, duke ditur se kë kemi përballë. Rama na hoqi koalicionin klasik, ndërsa ne bëmë gabimin trashanik, duke dalë me dy lista, duke u penalizuar përfundimisht. Ky është gabimi ynë. Ne kemi humbur kështu 10 mandate”, tha Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post