Kryetari i Partisë Demokristine Nard Ndoka, thotë se reforma ka ngecur tek mazhoranca. Si një kundërshtar me grevë urie i ndryshimeve kushtetuese të 2008, Ndoka thotë se kryeministri Edi Rama gjithmonë ka marrë konsensusin nga Sali Berisha.
“Reforma zgjedhore ka ngecur tek mazhoranca. Ideja ishte që të shkonim drejt një miratimi me konsensus. Rama ka marrë gjithmonë konsensus nga Berisha.
Edi Rama i ka kërkuar që të shembin kushtetutën, ka shembur institucionin e presidentit. Edhe zgjedhjet e presidentit me shumicë të thjeshtë e kemi peshqesh nga Rama. Pra e ka marrë çdo moment konsensusin nga PD dhe asnjëherë nuk e dha për 7 vite.” tha Ndoka për RTV Ora.
Diskutime rreth kësaj post