Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, në një intervistë për Abcnews me gazetarin Ermal Vaka, ka folur rreth situatës politike në vend dhe kryesisht është ndalur tek gjendja e krijuar brenda PD-së dhe ndasive mes kreut Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Edhe pse është pozicionuar haptazi në krah të Sali Berishës, kreu i PDK, Nard Ndoka ka bërë një lapsus që shkaktoi të qeshura, duke thënë se sheh si shpëtim të PD-së, kreun aktual Lulzim Basha.
Ndoka është korrigjuar menjëherë pas ndërhyrjes së gazetarit, duke thënë se ishte një lapsus me pasoja të rënda.
Pjesë nga biseda:
Nard Ndoka: Unë sot për sot shohë si të vetmin shpëtim të PD-së , është zoti Basha. Për hir të realitetit.
Gazetari: Zoti Berisha…
Nard Ndoka: Zoti Berisha, kuptohet. Ishte një lapsus me pasoja të rënda. Duket si e vërtetë. E tmerrshme. Pra, sot shoh vetëm Berishën që mund ta shpëtoje PD. Rama është i frikësuar nëse vjen Berisha.
Diskutime rreth kësaj post