Nard Ndoka shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha tashmë po mundohet të rregullojë gabimin që në krye të Partisë la Lulzim Bashën. Ai tha se Basha që prej 8 vitesh bashkëpunon me Ramën në mënyrë të fshehtë.
Deklarata e Ndokës:
“Berisha ka një hall, Berisha vuan pjesën kujt ja dorëzoi stafetën. Berisha po mundohet që të rregulloj at gabim që drejtimin e partisë ja la një njeriu të paaftë. Koha e tregoi se Basha është i paaftë është I dështuar por është edhe burracak. Basha është transformuar si njeri. Kjo më dhemb shumë, kur e shoh Bashën të përdor atë gjuhë. Basha duhet të kishte një fjalor normal, të anashkalonte përplasjet, dhe të merret me punët e partisë. Basha që prej 8 vitesh bashkëpunon me Ramën në mënyrë të fshehtë. Është peng tij dhe viktimë në mënyrë të drejtpërdrejt”, u shpreh Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post