Ish-kryetari i PS Fatos Nano ka uruar fitoren e kësaj force në zgjedhjet e 25 Qershorit. Përmes një mesazhi dërguar kryeministrit Rama, Nano thotë në mesazhin e urimit se “ne zgjedhjet e 25 qershorit PS do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme”
Ja mesazhi i publikuar nga Rama:
SMS NGA FATOS NANO:
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme!
Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme!
Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!
Diskutime rreth kësaj post