Analisti i njohur Mustafa Nano ka folur lidhur me përmbylljen e vizitës dy ditore të kryeministrit Rama në Ankara ,i cili nuk bëri një rezyme të asaj çfarë u firmos apo u ra dakord.
Nano e komentoi duke thënë se Turqia është një aleat strategjik joni dhe një kryeministër që do lëndonte këtë marrëdhënie nuk do ishte mirë nga trutë e kokës.
Deklarata e Nanos:
“Unë kam folur për këtë gjë më shumë se një herë, kam një lloj shqetësim timin, unë bëj pjesë tek ata persona që mendoj se Turqia është një aleat strategjik joni dhe një kryeministër që do lëndonte këtë marrëdhënie nuk do ishte mirë nga trutë e kokës. Por kjo marrëdhënie më shqetëson pak. Kjo ka qenë një nga marrëzitë e medaljes me dy anë. Marrëdhënia me Turqinë na duhet, por duhet mbajtur në kontroll”, tha Nano.
Diskutime rreth kësaj post