Mustafa Nano ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Gjatë intervistës u fol edhe për gjendjen e medias në Shqipëri.
Nano tha se edicionet e lajmeve të televizioneve janë kthyer në qoka dhe se kasetat e gatshme nuk janë gazetari, ndaj bëri edhe një thirrje publike për dy pronarë mediash, që të ndalin këtë praktikë.
“Nuk është gazetari kur merr kasetat e gatshme por propagandë gëbelsiane. Jemi pjesë e kësaj të gjithë. Dua t’ja them Frangajt dhe Vjollca Hoxhës, të paktën këtë, ju bëj rixha, ju lutem, ju puth këmbë e duar, e keni në dorë, shmangeni, thoni stop nuk duam kaseta, sepse nuk është gazetari! Nuk e di pse nuk e bëjnë, e kanë fuqinë ta bëjnë. Nëse nuk kanë fuqi, atëherë nuk janë të lirë, por 100% me pushtetin.
Rama ka këtë stilin që çinteresohet për gazetarët edhe për ata të rëndësishmit, nuk do tja dijë për ata. Por, është i fokusuar te marrëdhënia me pronarët dhe televizionet. Nuk i interesojnë gazetarët, madje edhe ata të rëndësishmit janë të lirë të flasin, i hakërrehen në studio. Me këtë krijohet një lloj ideje e rreme dhe e gënjeshtërt, që ka liri shtypi, përderisa i hakërrehen kryeministrit. Mirëpo nuk është.
Pjesa tjetër e shtypit funksionin i kondicionuar nga raporti që kryeministri ka me mediat, me pronarët. Edicionet e lajmeve janë qoka për qeverinë, por edhe për opozitën”, deklaroi Nano.
Diskutime rreth kësaj post