Analisti Mustafa Nano e sheh me shqetësim idenë e administrimit të ankesave të qytetarëve nga një agjenci shtetërore. Nano tha se një institucion i tillë është i paprecedent dhe do t’i japë Ramës më shumë pushtet.
“Jam dakord me shqetësimin e opozitës. Kemi të bëjmë me krijimin e një strukture pa precedent. Është një strukturë që ngrihet mbi premisën që të gjithë mund të gabojnë përveç kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Për mua është e gabuar, është e tepërt që u mbivendoset strukturave që ekzistojnë. Kryeministrit i jepet fuqi edhe ca më shumë. Më tepër sesa institucioni, i vlen natyra e institucionit. Ka fuqinë për ti pasur nën zap të gjitha strukturat që ka poshtë vetes. Në botën demokratike nuk di të ketë një strukturë të ngjashme. Është një shpikje shqiptare”, tha Nano për MCN.
Diskutime rreth kësaj post