Tifozët shqiptarë, kanë bërë namin në tregun elektronik, për të siguruar një biletë për ndeshjet e Euro 2024.
UEFA informon se kuqezinjtë kanë qenë tepër aktivë në aplikimin e tyre, po ashtu si tifozët vendas të Gjermanisë, si dhe ata të Turqisë, Hungarisë, Anglisë dhe Kroacisë.
Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian, kjo ka rritur entuziazmin e publikut, me miliona shqiptarë që jetojnë në Europë, që nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra apo vende të tjera.
Kjo gjë, pra fakti që jetojnë në vendet e BE, i ndihmon shqiptarët për të siguruar më shumë bileta.
UEFA informon se kërkesat në total janë tepër të larta.
Në fazën e parë në tetor, kur u vunë në dispozicion 1.2 milionë hyrëse në stadiume, aplikuan 20 milionë njerëz.
Rritja ishte e madhe për periudhën e dytë nga 2 deri në 12 dhjetor, me plot 30 milionë aplikues nga 206 vende të botës.
Në krahasim me fazën e parë ka rritje të numrit të tifozëve jashtë Gjermanisë, nga 35 në 59 për qind, e kjo padyshim për shkak se u morën vesh ekipet e kualifikuara.
Interesimi është tepër i madh për biletat në vendet më të mira në stadiume, ndërsa pritet që UEFA të organizojë një llotari për biletat që nuk do të kërkohen.
Diskutime rreth kësaj post