Dy shqiptare, 41 dhe 42-vjeçar, jane prangosur nga Policia ne Milano, pasi iu gjeten ne kuzhine 631 gram kokainë.
Droga ishte fshehur në një banesë në sheshin Sant’Apollinare. Policia zbarkoi ne banesen e te arrestuarve pas sinjalizimeve qe kishte marre nga banore te zones per levizje te dyshimta te dy shqiptareve, emrat e te cileve nuk dihen ende.
Kur iu afruan 41-vjeçarit shqiptar ai i shtriu ne toke me karate dy efektivet, para se te arrestohej.
Gjatë kontrollit në shtëpi, që bëri të mundur zbulimin e drogës dhe një mijë euro të fshehura në sirtaret e kuzhinës, shqiptari tjeter mberriti në shtëpi pa e ditur qe i kishte “vizituar” Policia. Sipas mediave italiane, të dy kanë precedentë penale dhe pasaporta e tyre kishte skaduar.
Diskutime rreth kësaj post