Këtë të diel të nxehtë korriku, qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm, i drejtohen bregdetit të Durrësit për të shijuar plazhin.
Radhë të gjata trafiku janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku sikurse duket nga pamjet, mjetet qëndrojnë pa lëvizur nga vendi.
Kjo situatë është thuajse e përjavshme gjatë stinës së verës në vendin tonë, jo vetëm Tiranë-Durrës, por edhe në Lezhë ku krahas trafikut në qytet, nuk mungon edhe në autostradë.
Diskutime rreth kësaj post