Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian ka folur ditën e sotme në një konferencë për shtyp në lidhje me djegien e mandateve nga opozita.
Ai kritikoi kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha për ato çfarë kishin deklaruar dhe shprehu zhgënjimin e tij.
Pas kritikave ndaj opozitës, në fund të deklaratës, Fleckenstein me sa duket ka gjetur kohë për t’u ngacmuar me Majlinda Bregun.
Ajo mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, post ky që iu dha nga ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë kohës që ky i fundit ka mbajtur atë pozicion.
Si një ish-demokrate, marrëdhëniet e Bregut me Fleckenstein duken mjaft të afërta si në politikë edhe jashtë saj.
Ata janë filmuar duke u përqafuar dhe duke folur fjalë në vesh, kur më pas ndërhyn ish-ministri Bushati, për ta takuar duke e puthur në faqe sekretaren që emëroi.
Bregu duket se është e preferuara e politikanëve.
Diskutime rreth kësaj post